Dje rreth orës 17:50 është sulmuar fizikisht Bodybuilderi gjilanas, Flamur Grabovci.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, togeri Ismet Hashani i cili tha se sot ka ndodhur një rrahje mes disa personave në Gjilan.
Hashani tha se në lidhje për këtë rast janë arrestuar 3 persona të cilet me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/23/auto_20210223_0010021614097083.jpg)
Siç mësohet dy nga personat e ndaluar janë Besim Tahiri i njohur si “Qeqeni” dhe Ardian Tahiri.