Besim Hasani feston datëlindjen e tij dhe po duket sikur me qenë në moshën më të mirë.
Kur i ke bashkëpunëtorët e vyeshëm dhe që të rrijnë gati, normalisht nuk mungojnë edhe befasitë!
Shasivar Haxhijaj, një njeri i moderuar, e nderojë me një dhuratë z. Hasanin, ndërsa Endrit Syla, që punon në administratë, u përkujdes për tortën. Siç shihet edhe në foto, paksa i skuqur, duke iu dridhur duart, i buzëqeshur e me shumë kënaqësi ia dorëzon tortën presidentit të KOK-ut.
Vërtetë një atmosferë gazmore dhe një urim i përzemërt, që besa edhe moti sot është sikur pranverë, rrezaton dielli.
Në fakt, Besim Hasani po përgatitet edhe për kuvendin zgjedhor, që ta firojë edhe një mandat, mandatin e shtatë.