Dy figura të fuqishme të sportit të Kosovës, që nga vitet e largëta, kontribues të mëdhenj në vitet e 90-ta, sidomos Gjinovci ka qenë edhe si sponsor i hendbollit dhe sportit në përgjithësi!
Izet Gjinovci dhe Besim Hasani, e kanë një të përbashkët, çudi apo jo!
Që të dytë sot e kanë datëlindjen, pak ka rëndësi sa vjeç janë, sa janë të lumtur për këtë ditë!
Hasani është kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa Gjinovci sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Po të ishim në rrethana normale, Hasani dhe Gjinovci, sot do të duhej së bashku të uleni në një tavolinë e me miq e shokë përreth, me nga një raki rrushi ta festonin datëlindjen.
Po kohë pandemie dhe kjo po i penalizon që të bëjnë një festë të përbashkët! Pandemia ka lënë dhe po lë pasoja!