Priping nga Prishtina po befason të gjithë me punë dhe investime që po bënë në muajt e fundit, synon të jetë prej klubeve më të forta në Kosovë. Skuadra prishtinase me përforcim të madh, angazhon londinezin!
“Klubi i Pingpongut Priping të shtunën do të nënshkruaj kontratë me pingpongistin anglez z. Chris Doran. Ceremonia e nënshkrimit/press konferenca do të mbahet në Sallën e Pingpongut (nr.80), në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Doran në të kaluarën ka luajtur në ligat më të forta të Evropës, si ato Gjermane, Suedeze, Franceze dhe Belge.
Si junior ka qenë nënkampion kombëtar i Anglisë, ndërsa si senior ka mbrojtur ngjyrat e Mbretërise së Bashkuar në lojërat olimpike.
KPP Priping me angazhimin e Chris Doran synon të fitojë Supërligën dhe Kupën e Kosovës per vitin 2021, njofton klubi prishtinas.
“Për detaje të kësaj marrëveshje kryetari i Priping z.Kastriot Orana ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit”, ka shkruar në faqen e klubit Priping.