Përgjegjësi për sport në Komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, është i habitur me zhvillimet e fundit. Sidomos në vendin tonë po praktikohet edhe një model i keq sportiv sepse në vend që shkollat fillore apo edhe ato të mesme, t’i furnizojnë klubet sportive me talentet, fatkeqësisht po e ndodhë e kundërta! Merre mend klubet furnizojnë shkollat me talentet! Kjo është një çmenduri e llojit të vet dhe për çdo kritikë!
“Dikur shkollat fillore dhe të mesme ju kanë ofrua klubeve garues, kurse sot klubet ju ofrojnë shkollave garues!
Na gëzojnë rezultatet e sportit shkollorë në gjitha disiplinat sportive, por si duke të gjitha sukseset e garave shkollore janë meritë e trajnerëve që kanë bërë në klubet e tyre.
Mendoj se sukses i Sportit Shkollor do të quhej gara e cila organizohet me nxënës jo aktiv në klube sportive, sepse këta nxënës në sportet aktive, të stërvitur nga trajnerët e tyre, është sukses i klubeve, e jo i shkollave dhe arsimtarëve të tyre.
Sporti shkollor mundet të ketë në ekipet e tyre nga një apo dy lojtar aktiv, e kurrsesi shumica apo i gjithë ekipi me lojtar aktiv.
FSSHK-ja për të parë sukseset e arsimtarëve dhe nxënësve në sportin shkollorë duhet të i ndalojë sportistët (nxënësit) aktivë të ekipeve të klubeve sportive të jenë pjesë e ekipeve shkollore, sepse po ju mohohet e drejta nxënësve të tjerë të jenë garues të ekipeve shkollore.
Shtrohet pyetja: Kujt i takojnë sukseset, trajnerëve të ekipeve ku stërvitin nxënësit, apo arsimtarëve të shkollave ku nxënësit ndjekin procesin mësimorë...”, tha Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot".