Klubi prishtinas i ping pongut “Priping” ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, anglezin Chris Doran.
Marrëveshjen e ka konfirmuar kryetari i “Priping” Kastriot Orana.
Chris shquhet si lojtar i mirë i sportit të ping pongut, ku këtë gjë e tregojnë edhe ligat në të cilat ka marrë pjesë londinezi.
Ligat si ajo e Belgjikës (Nodo, Castelnoise), Francës (Villnerve), Gjermanisë (Sëazenbeck, Bad Hamn) dhe e Suedisë (Btk Recork) janë vendet se ku ka qenë pjesë ai.