Kampioni i Evropës në vitin 2004, ish karateisti i mirënjohur Fehmi Mahalla, e ka ndihmuar klubin e Kastriotit nga Ferizaj.
Falënderoj kampionin evropian Fehmi Mahalla, i cili na përkrah dhe na ndihmon financiarisht dhe me teknikat profesionale që sukseset mos të mungojnë në klubin e KK Kastrioti”, ka shkruar Halil Mahalla, kryetar i klubit.
Fehmi Mahalla ka qenë reprezentues i Zvicrës, me të cilën ka arritur rezultate kulmore.
Ai një periudhë ka qenë edhe selektor i kombëtares së Kosovës, që puna e tij ishte vlerësuar lart nga Federata e Karatesë së Kosovës.