Çfarë duhet të bëj secili student i karatesë për të korrur sukses e për ta kapërcyer “frikën” e brendshme të tij?
Pika e parë;
Praktiko -praktiko -praktiko.
Sepse praktika të aftëson pamasë në një aspekt të caktuar dhe vetëm duke e praktikuar vazhdimisht diçka që e pëlqen, mund të arrish ta bësh atë në mënyrë akoma më të mirë.
Dhe koncepti i praktikës së qëllimshme, përfshin më shumë sesa thjeshtë përsëritjen e një teknike, ajo përfshin vendosjen e qëllimeve, marrjen e reagimeve të nevojshme dhe korrigjimin e gabimeve të së kaluarës, ...
Pika e dytë:
Beso tek ajo që bën, apo tek ajo që thua.
Është shumë e kot të bësh, apo të thuash diçka që nuk e ndjen, sepse do të ndihesh bosh përbrenda. Atë që e thua dhe e bënë duhet ta ndjesh që të ketë ndikim tek të tjerët,.
Pika e tretë:
Mos u ndiko nga mendimi yt ,se si do të mendojnë të tjerët për ty.
Ti nuk do të bësh diçka për opinionin e të tjerëve, dhe çdo herë duhet të kuptosh se ti po e bën atë gjë për të ndikuar tek të tjerët, por nuk ke pse ndihesh keq për disa opinione negative, pasi jo të gjithë do të mendojnë mirë për ty.
Pika e katërt:
Trajneri i mirë është çelësi i suksesit tuaj.
Prandaj, zgjedhe trajnerin “kërkues” që nuk i di të gjitha por mëson në vazhdimësi, sepse nga “eksplorimet” e tij do të rrjedhin sukseset tuaja.
Autori është trajner i KK Kastrioti nga Ferizaj