Në vitet e 90-ta (1991-1999), çdo sportist dha kontributin e tij në shërbim të shtetit të Kosovës.
Edhe trajnerët ishin para një misionit të vështirë sepse t’i ftosh djemtë të ri në stërvitje dhe në ndeshje, padyshim se ishte rrezik i madh, kur dihet se pushtues serb, përveç dhunës që përdorte edhe i dërgonte me zor në shërbim ushtarak dhe në luftërat siç ishin në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.
Besim Pantina i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar dhe që sakrifikoi shumë.
Në vitet më të vështira, Pantina ka drejtuar klubin e futbollit Kosova e Vushtrrisë, kur në çdo sekondë jeta ishte në rrezik nga okupatori serb.
Pantina është personalitet i rrallë, ka respekt të madh kudo dhe kontribues i madh i futbollit dhe sportit në përgjithësi. Si çdo sportist tjetër, edhe Pantina ka qenë i kërcënuar nga regjimi serb.
Megjithatë ai nuk u ndal asnjëherë por veproi së bashku me mijëra sportistë, duke iu kundërvu okupatorit dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës, që nga Smrekovnica, Kçiqi i Madh, Dumnica etj. Po ashtu Pantina njihet nga trajnerët që ka zbuluar dhe formuar lojtarë të shumtë, që disa janë edhe emra të njohur të këtij sporti.
Të shkruash për karrierën e Pantinës, që nga koha si futbollist e deri të zeja e trajnerit, duhet me mijëra faqe.
Ai, edhe si futbollist ka qenë shënues i spikatur, ndërsa si trajner i shquar. Ai sot ndihet krenar që dha kontribut në vitet më të vështira, i shërbeu sportit dhe shtetformimit.