Në Prishtinë është duke u mbajtur turneu tradicional i shahut "Kupa Adem Jashari" në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Ky turne është organizuar nën patronatin e zyrës së kryeministrit të Kosovës dhe Federatës së Shahut të Kosovës.
Në këtë turne po marrin pjesë 80 shahistë të cilët do të luajnë në sistemin piramidal ku më i miri do të mësohet pas 13 xhirove të zhvilluara..
Pritet një garë mjaft interesante mes shahistëve.