Sportistët shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore nga regjimi serb në vitet e 90-ta (1991-1999).
Nazim Xhigoli i takon Gjeneratës së Republikës, i cili përveç si boksier ka qenë edhe si gjyqtar i futbollit, duke dhënë kontribut të madh në ato kohëra.
Xhigoli ka qenë boksier i Kastriotit dhe klubit “Ilirët” nga Ferizaj.

Ai kujton edhe disa detaje të vështira, sidomos kur regjimi serb shpesh herë i ndërpriste ndeshjet.
“Në atëkohë krahas si boksier, kam qenë edhe refer futbolli, ku kemi pas maltretime të mëdha.
Milicia e regjimit serb na zinin duke referuar dhe i ndërprisnin ndeshjet, ndërsa ne sportistët iknim nëpër ara që mos të bien në duart e tyre”, tregon Xhigoli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Xhigoli ka qenë ndër boksierët që ka treguar guxim në ring të asaj kohe po ashtu edhe si gjyqtar, nuk u ndal asnjëherë por iu kundërvu fuqishëm regjimit serb.