Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, tërhiqet nga kandidatura për president të Komitet Olimpik të Kosovës.
Ai tha se do ta mbështesin fuqishëm Ismet Krasniqin për president të KOK-ut.
Në fakt llogaritet si koalicioni i madh dhe synojnë fitore bindëse.
“Kandidati për President të KOK-ut Milaim kelmendi sot tërhiqet nga gara për President, ja beson dhe e mbështet kandidaturën e kandidatit për president të KOK-ut, Ismet Krasniqit.
Milaim Kelmendi e mbështet plan-programin e Ismet Krasniqit dhe i uron fitore të bindëse”, thotë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.
Kandidatë tjerë janë presidenti aktual Besim Hasani, i cili është që 24 vite në këtë post apo synon mandatin e shtatë, si dhe Linda Shala, që konkurron për herë të parë.