Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës nën drejtimin e presidentit Besim Hasani, ka mbajtur mbledhjen e 60-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
Në mbledhje u diskutua kryesisht për përgatitjet për Asamblenë e Punës dhe Zgjedhore, e cila do të mbahet më 25 mars 2021 në Hotel Emerald.
BE konstatoi se të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
Bordi Ekzekutiv vendosi që në Asamble delegatë mund të jenë vetëm anëtarët aktivë të Bordit Ekzekutiv të Federatave Sportive të Kosovës, konform Nenit 5, Pika a, Nënpika 2, 3 dhe 4 e Statutit të KOK-ut.
BE raportoi edhe për Kuvendet e monitoruara të federatave sportive, për të cilat me disa përjashtime u tha se kanë pasur mbarëvajtje të rregullt.
BE shqyrtoi edhe aplikacionet e dy federatave të reja, Federatës së Skermës së Kosovës dhe Federatës së Tekbollit të Kosovës, të cilat u bënë anëtare të përkohshme të KOK-ut, dhe të cilat pritet të pranohen në Asamblenë e Punës.
BE shqyrtoi edhe kërkesa tjera drejtuar këtij organi.