Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, ka menduar shumë se si të veprojë dhe në momentin e fundit vendosi që të tërhiqet nga kandidatura për president të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ai u tërhoq me një arsye të fortë, se vetëm të bashkuar mund t’i fitojnë zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe ta kthejnë krenarinë e sportit.
Kelmendi e vlerëson lart Ismet Krasniqin dhe mendon se ky njeri ka vizione të mëdha, që do ta rikthejë frymën e sportit në përgjithësi.
Kelmendi mendon se gara do të jetë interesante por beson fuqishëm në fitore dhe bindëse.
Kandidatë janë edhe Besim Hasani, president aktual dhe Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.