Zhvillime dramatike në Federatën e Mundjes së Kosovës! Pak kush e ka pritur se kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, që do ta pezullojë Genc Fazlijën, kur dihet se ky i fundit ka qenë edhe krah i fortë i tij apo motori i federatës.
Burim për gazetën "Bota sot", bëjnë të ditur, se Muja e ka pezulluar nga posti i sekretarit të përgjithshëm të FMK-së, Genc Fazlija dhe në bazë të Nenit 28 të statutit të FMK-së emëron Fazlija anëtar të bordit.
Se çfarë e shtyri Mujën që ta marrë këtë vendim, ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.
Këto janë zhvillime dramatike në Federatën e Mundjes dhe të papritura për shumëkënd.
Kush do të jetë sekretar i përgjithshëm i FMK-së? Cilat janë arsyet e këtij pezullimi dhe përse largohet Fazlija, njeriu me besnik i vet presidentit! Pyetje pa përgjigje deri me tash.