Abdurahim Idrizi debutoi me sukses në Premier Ligën Botërore të karates, që aktualisht po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Anëtari i KK “Makpetroll” nga Shkupi, në raundin e parë ishte i lirë, ndërsa në raundin e dytë mundi me 9-1 karateistin nga Bjellorusia, Sulltan Hysejnov.
Në raundin e tretë, Idrizi mundi turkun Ada Oguzhan, i cili në një moment lëndoi keq karateistin shkupjan, por falë intervenimit të shpejtë të mjekëve dhe rikuperimit, karateisti shqiptarë arriti të tejkaloi këtë vështirësi dhe mundi kundërshtarin nga Turqia, me rezultat 5-0.
Në raundin e katërt, Abdurahim Idrizi kishte përball kundërshtarin nga Uzbekistani, Sadridin Sajmatov, ndaj të cilit kishte epërsi të sigurt me 3-0.
Mirëpo karateisti nga Uzbekistani, arriti që të barazojë shifrat në 3-3, para se Idizi të arkëtojë edhe një pikë tjetër për 4-3.
Mirëpo në një moment, karateisti shqiptarë humbi koncetrimin dhe humbi 3 pikë. Pran këtij rezultati 4-7, Idrizi kishte edhe 3 pikë të arkëtuara, mirëpo nuk kishte trajnerin në këndin e tij, që të kërkonte “video replay” dhe në fund duhej të pajtohej me disfatë.