Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FBOUK-së, të mbajtur në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Gani Pajaziti mori përkrahje absolute.
Pajaziti u zgjodh me shumicë absolute të votave.
Nënkryetar u zgjodh Feime Imeri.
Me vota të kuvendarëve, në Bordin e FBOUK-së janë zgjedhur: Nysret Haziri, Burim Rexhepi, Bekim Bajrami, Armend Berisha, Andi Kamberi, Vlora Imeri, Adelina Neziri, Selver Rashiti, Gëzim Krasniqi, kurse në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur: Fuad Ramiqi, Blerim Berila, Shpend Tahiri.
Sekretar Gjeneral i FBOUK-së u rizgjodh edhe për një mandat Mirsad Sejdiu.
Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit KOK-ut Gazmend Maxhuni, që ka lavdëruar punën e bërë nga Federata Boullingut të Kosovës.
Para kuvendarëve Kryetari Pajaziti ka mbajtur një fjalim ku ka folur për punën e realizuar gjatë vitit të kaluara si dhe për planet dhe synimet për mandatin e ardhshëm.