Ismet Krasniqi: Ne i kemi bashkuar të gjitha forcat që të dalim fitimtar

Sporti

Ismet Krasniqi: Ne i kemi bashkuar të gjitha forcat që të dalim fitimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:29
Ismet Krasniqi në të majtë dhe Milaim Kelmendi në të djathtë

Me drithërima pritet data e 25 marsit, kuvendi Zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës, ku tre kandidatë janë në garë të fortë për president, Ismet Krasniqi - president i Federatës së Karatesë së Kosovës, Linda Shala - nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Besim Hasani, president aktual i KOK-ut. 

Ismet Krasniqi ka vizionin e qartë se si ta çojë përpara sportin, që besa si pikësynim ka që ta ketë edhe shtëpinë e vet KOK-u, si institucioni më i fuqishëm në vend. 

Ai zotohet se do jetë zëri i sportistëve dhe gjithmonë do ta kenë të hapur derën, shkurt e shqip do të jetë në shërbim të tyre.

“Bota sot”:  Z. Ismet Krasniqi, dje edhe zyrtarisht i futeni garës për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku në garë janë edhe presidentin aktual Besim Hasani dhe Linda Shala. Çfarë iu premton komunitetit sportiv, cila do të jetë fryma nëse bëheni president dhe a do të ketë edhe shtëpinë e vet KOK-u?
Ismet Krasniqi:

Sportin e shoh si mjetin më të fuqishëm diplomatik të një shteti. Duke e zhvilluar edhe Komitetin Olimpik dhe sportin në Kosovë, mund te ndihmojmë edhe shtetin në shumë aspekte, siç janë marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet qe e kanë pranuar dhe ato qe akoma nuk e kanë pranuar Kosovën. Tashmë në dekadën e parë të pranimit në organizmat ndërkombëtar, Komiteti Olimpik i Kosovës do të duhet ta ketë një dimension tjetër strategjik dhe të zhvillimit, për çka unë së bashku me ekipin që kam afër, ia kemi vënë cak vetes ta ndërtojmë.

Kjo është dëshmuar falë sukseseve të sportistëve tanë edhe në të kaluarën, por me një rol akoma më të fuqishëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, ky efekt do të ishte shumëfish më i madh.

Siç e kam thënë edhe në intervistat e me hershme, sportistëve mund t’ju premtoj se do te punojmë strategjikisht duke ndihmuar, mbështetur edhe zhvilluar federatat, rrjedhimisht duke përmirësuar kushtet për sportistët.

Në Kosovë sot sportistët kanë shumë nevoja dhe duhet të fillohet nga minimum, i cili është të kryhen kushtet infrastrukturale dhe financiare, po gjithashtu të investohet tek profesionalizmi dhe avancimi i trajnerëve në Kosovë. Jam i bindur qe vetëm me një bazë të shëndoshë dhe të fuqishme të trajnerëve në Kosovë mund t’i ndihmojmë sportistëve te zhvillohen në kushte adekuate. Kosova ka nevojë për investime infrastrukturale, të cilat do t’i potencojmë në bisedimet që do t’I kemi me përfaqësuesit shtetërorë, e duke i dhënë rendësi më të madhe sportit.

Po ashtu edhe duke shfrytëzuar projekte dhe fonde ndërkombëtare,  të cilat janë mundësi reale për t’i ndihmuar Kosovës në zhvillim serioz. Komiteti Olimpik duhet të ketë rol më proaktiv në këtë fushë e të jetë më këmbëngulës duke u imponuar me profesionalizëm, për të mundësuar ardhjen e financimeve ndërkombëtare në Kosovë sa i përket sportit. 

E respektoj edhe kandidaturën e presidentin aktual Besim Hasanit dhe Linda Shalës, ku shpresoj qe do të jetë një garë shumë korrekte, apo në gjuhën sportive fair play. 

Gjithashtu, sportistëve ju premtoj që Komiteti Olimpik do të jetë derë e hapur për të gjithë, për diskutimin e problemeve dhe për t’i ndihmuar në zgjidhjen e tyre, normalisht duke respektuar maksimalisht strukturën, hierarkinë dhe pozitën e federatave. Po ashtu do të perpiqem në maksimum që të ketë edhe Shtëpinë̈ e vetë KOK-u me standarte ndërkombetare.   

“Bota sot”: Milaim Kelmendi e tërhoqi kandidaturën, iu mbështet juve! A është një koalicion i madh për fitoren e madhe?

Ismet Krasniqi: I respektuari Milaim Kelmendi është tërhequr nga gara për këtë post, por ne i kemi bashkuar të gjitha forcat qe te dalim fitimtar. Do te punojmë edhe me fuqishme se bashku që të çojmë edhe me lartë KOK-un dhe federatat tjera sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat