Lojtari i ri i hokejit rus, Timur Faizutdinov (19 vjeç), vdiq pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes së kampionatit rus në Yaroslavl më 12 mars, njoftoi të martën klubi i tij Dinamo nga Shen Petersburgu.
Ai u drejtua drejt kundërshtarit, por një top hokeji i erdhi drejt tij me shpejtësi të madhe dhe e goditi në kokë. Ai e lëshoi shkopin, kapi kokën dhe ra mbi akull dhe pak më vonë i ra të fikët.
"Ai u godit në kokë në lojën e përmendur, lojtari u shtrua në spital në një gjendje të rëndë.
Mjekët luftuan për jetën e tij për tre ditë", thuhet në njoftim.
Në deklaratën e Dinamos, thuhet se, gjatë fillimit të ndeshjes, ai do të nderohet me një minutë heshtje.
Deklarata përfundoi me fjalët: "Përgjithmonë në Dinamo. Përgjithmonë në zemrat tona”.