Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ka bërë të ditur, se sot ka ndërruar jetë trajneri shqiptar Shpëtim Damini.
Noti shqiptar ka humbur një trajner dhe personalitet të rrallë.
“Lajm i trishtë, sot në moshën 60 - vjeçare paska ndërruar jetë, profesori, kolegu, sportisti dhe trajneri i notit z. Shpëtim Damini.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë komunitetin e notit në Shqipëri!", shkruan Haltii.