Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Jeton Beqiri, është përzgjedhur në mesin e 20 gjyqtarëve më të mirë botërorë, i cili do të ndajë drejtësinë në Universiadën Botërore në Kinë, që mbahet nga data 18 gusht deri me 29 gusht të vitit 2021.
Ky është lajmi më i mirë për komunitetin e sportit në Republikën e Kosovës.
Beqiri është gjyqtari më i mirë në Kosovë, i cili ndau drejtësinë në finalen e Lojërave Europiane Olimpike të Bakus në pingpong në vitin 2015.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/17/auto_161536558_5134844013256447_6726670998876769602_n1615981814.jpg)
Lista
Beqiri, aktualisht është edhe president i Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Në listë janë gjyqtarët nga Argjentina, Austria, Bullgaria, Kroacia, Kolumbia, Egjipti, Finlanda, Koreja e Jugut, Jordania, Irani, Portugalia etj.
I vetmi gjyqtar nga Kosova, që deri me tash ka arritur që të ndajë drejtësinë në nivelet më të larta.