Zgjidhet kryetari i Federatës së Notit të Kosovës

Sporti

Zgjidhet kryetari i Federatës së Notit të Kosovës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:11
Zgjidhet kryetari i Federatës së Notit të Kosovës

Federata e sporteve ujore është duke e mbajtur kuvendin zgjedhor për t`i zgjedhur drejtuesit e ri të saj.

Në garë për të parin e Federatës së Notit të Kosovës ishin dy kandidatë, Astrit Haliti dhe Trim Zeqiri.

Kuvendi ishte ndërprerë javën e kaluar pas një përplasje mes përfaqësuesve të klubeve të notit.

Astriti Haliti fitoi me rezultat 17- 15 ndaj Trim Zeqirit.

Anëtari i Bordit të Federatës së Notit, Ardian Hamiti kishte akuzuar Afërdita Fazliun dhe ish basketbollistin e njohur, Fikret Shatrin se kishin prishur Kuvendin zgjedhor të Notit që u zhvillua më 13 mars (të shtunën e kaluar ) por që nuk përfundoi me zgjedhjen e kryetarit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat