Tragjedi në sportin e El Salvadorit. Tragjedi e paparë ndodhi në El Salvador.
Surfistja Catherine Diaz (22-vjeçare) u godit nga rrufeja në plazhin "El Tunco" dhe ajo më pas ndërroi jetë si rezultat i kësaj.
E gjitha ndodhi shpejt, pasi ajo hyri në ujë. Ajo u godit nga rrufeja. Ambulanca ka arritur shpejt, por Catherine nuk mbijetoi, vdiq në plazh.
Catherine po përgatitej për Lojërat Botërore të Surfing në El Salvador.
Kjo garë mbahet me 29 maj - 6 qershor dhe është kualifikuese edhe për Lojërat Olimpike. Surfing do të debutojë në Tokio si një sport i ri në Lojërat Olimpike. Katherine ishte vajza e Presidentit të Federatës Jose Diaz.