Në Budapest të Hungarisë u zhvillua një turne kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në sportin e mundjes. Në këtë event kualifikues për Europën morën pjesë edhe dy mundës nga Shqipëria: Eriglent Prizreni dhe Paris Karepi.
Prizreni garoi në peshën 74kg, por u eliminua shumë shpejt, që në sfidën e parë. Përballë tij ishte rumuni Maxim Vasilioglo, që fitoi 12-2, duke avancuar më tej.
Në peshën 1215kg, garoi mundësi Paris Kerepi, që në sfidën e parë (çerekfinale) u mposht 5-0 nga gjermani Gennadij Cudinovic. Gjithsesi, Karepi u ripeshkua dhe në sfidën e parë të kësaj faze fitoi 6-3 ndaj spanjollit Jose Cuba.
Kjo i dha mundësi të hyjë në garë për medaljen e bronzit, por pa sukses. Kerepi u mposht në sfidën e radhës 11-0 nga azeri Jamaladdin Magomedov.
Në total, nga ky event, 36 mundës nga Europa siguruan kualifikimin në Olimpiadën e Tokio, por asnjë prej tyre nuk ishte nga Shqipëria.