Astrit Haliti është kryetar i ri i Federatës së Notit të Kosovës. Ai të shtunën që e lamë pas u zgjodh kryetar i ri, duke fituar 17 vota apo dy më shumë se kundërkandidati i tij, Trim Zeqiri.
Paolo Bareli, president i Federatës së Notit të Europës, ka uruar Astrit Halitin.
“Mora vesh me kënaqësinë me të madhe që je zgjedhur president i Federatës.
Letra e Barelit
Jam i sigurt se ju do të jeni i suksesshëm në pozitën tuaj të re ashtu siç ke qenë si sekretar dhe besoj ke me shërbye në interes të sporteve të ujit si në Kosovë po ashtu edhe Evropë.
Astrit, me lejo të uroj gjithë mirat dhe shpresoj shumë të takoj personalisht në Budapest, në maj me rastin e zhvillimit të Kampionatit Europian të Sporteve të ujit”, ka shkruar në letrën e tij Bareli.