Bordi Ekzekutiv i KOK-ut vendosi që notarit, Arti Krasniqi, t’ia ngris bursën Olimpike Tokio 2020 për 150 euro më shumë se sa shuma paraprake, ngritje kjo që vlen prej 1 janar 2021.
Krasniqi vlerësohet si kandidat për të fituar normën Olimpike Tokio 2020.
Ai garon në ujëra të hapura 10 kilometra. Garën kualifikuese për normë e ka më 30 maj 2021 në Fukuoka të Japonisë.
Arti kishte zënë vendin e katërt në Lojërat Mesdhetare Patras 2019.