Pingpongistët e Kosovës do të marrin pjesë në garat kualifikuese në Portugali.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë në drejtimin e presidentit Besim Hasani, mori vendim që të mbështesë ekipin e pingpongut, që do të marrë pjesë në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që do të mbahet në muajin prill në Lisbonë të Portugalisë.
Mbështetja u miratua për heqjen e gjysmës së shpenzimeve nga kërkesa e paraqitur nga Federata e Pingpongut të Kosovës.
FPPK ka paraparë që në këtë garë të marrë pjesë me katër garues dhe dy trajnerë.