Qendra sportive “Partizani” në Çair është në gjendje të mjerueshme. Pa ujë, pa nxemje dhe në mot të ftohtë. Kështu është disa vite. E në të tilla kushte stërviten boksierët e KB Shkupi, përcjell News-TV.
E trajnerit të KB Shkupi, Naser Haruni, kjo situatë i ka ardhë te “hunda”. Ai i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të fillojnë me rinovimin e qendrës sportive “Partizani”.
“Qendra sportive Partizan në Çair me vite në gjendje të mjerueshme. Janë ndarë mjetet per renovimin e saj, 600 mijë euro, jemi ende në pritje te renovinit të saj”, ka shkruar Haruni.
Ja postimi i tij i plotë:
“Qendra sportive Partizan në Çair me vite në gjendje të mjerueshme jan nda mjetet per renovimin e saj 600 mij euro, jemi ende në pritje te renovinit të saj.
Kryetari Shkupit PETRE SHILEGOV e hudh topin te Qeveria thot ata jan fajtoret qe nuk fillon renovimi i salles
Ajde zv kryeminister ARTAN GRUBI tregohu tash bohet fjal për rinin tonë per shendetin e tyre shum mir e dini se nga kjo sall kan dal shum kampiona ne gjitha sportet si te vajzat ashtu dhe te meshkujt
Besoni durimit po i vjen fundi”, shkruan trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni, i cili edhe në kushte pa kushte po shënon rezultate kulmore.