Përgjegjësi për sport në komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, konfirmon lajmin e hidhur.
Sot ka ndërruar jetë Nexhat Misini, punëtor shumëvjeçar i palestrës së sportit ‘Bill Clinton’.
“Sot ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i Pallatit të Sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, Nexhat Misini.
Nexhati ishte punëtor i Pallatit të Sporteve që nga viti 1978 ku me punë të palodhshme në sport, rrugëtoi së bashku me sportistë dhe sportin Ferizajas përplotë 40 vite.
Nexhati ishte pensionuar vite më parë nga kolektivi ynë, andaj në emër të komunitetit sportiv ju shprehim ngushëllime familjes Misini.
Zoti e shpërbleftë me Xhenet!”, ka shkruar Haxhimusa në profilin e tij në facebook.