Ismet Krasnqii është kryetar i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës! Kuvendi zgjedhor u mbajt në hotelin “Emerald” në Prishtinë.
Ai zgjidhet kryetar i ri me mandat katërvjeçar dhe synon që të punojë sa më shumë për sportin. Ismet Krasniqi fiton 53 vota, Besim Hasani 41 dhe Linda Shala 11. Besim Hasani rrëzohet pas 25 viteve në krye të KOK-ut,.
Një kuvend që u përshkrua me polemika dhe kundërshtime.
Madje edhe legjenda e boksit, Aziz Salihu, që ishte i ftuar si mysafirë, e lëshoi kuvendin, për shkak se nuk është përshëndetur nga Besim Hasani dhe ministri i sportit Hajrullah Çeku.