Ismet Krasniqi është kryetar i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ai zotohet se do të punojë me përkushtim për sportin e Kosovës.
“'Vota juaj do të mbetet gjithmonë e juaja.
Këtu vetëm një humbës është, ai jam unë sepse unë do të sakrifikojë për ju.
Fituesi më i madh jeni ju dhe sporti i Kosovës. Fitoren ia dedikoj vëllait tim. Faleminderit të gjithëve për besimin.”, - tha presidenti i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në fjalën falënderuese para asambleistëve.
Ismet Krasniqi është president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Krasniqi mori 53 vota, Besim Hasani 41 dhe Linda Shala 11.