Asambleja e Punës 2020 dhe Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës u mbajt sot në Hotel Emerald.
President i ri i KOK-ut është Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës, me 53 vota, 12 vota më shumë se Hasani, i cili ishte President i KOK për 24 vjet radhazi.
Pas humbjes disponimi i Hasanit ishte dukshëm ngrysur.
Linda Shala mori vetëm 11 vota.