Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima, ish-futbollist i FC Prishtina nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
"E nderuara familje, Thaçi
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.
Cima ishte futbollist i Prishtinës në vitet 70-ta. Adhuruesit e vjetër të klubit më të madh në Kosovë, i kujtojnë me mall paraqitjet e tij në ish-Ligën e parë krahinore.
Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi të mëdha tek brezat e rinj, e posaqërisht artistët, për të cilët, Cima ishte frymëzim për karrierën e tyre.
Cima do të mbetet për herë artisti jonë i dashur, pasi me humorin e tij ndër dekada u bë idhull i shumë gjeneratave.
Në emrin tim personal, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, komunitetit të artistëve, klubit FC Prishtina, miqëve dhe adhuruesve të tij", ka shpreh ngushëllime Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.