Anëtarët që do t’i përbëjnë Komisionin e Arbitrazhit Sportiv dhe Këshillin Mbikëqyrës në Ciklin Olimpik 2021 - 2024
Krahas Bordit të ri Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi, në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur mbrëmë në Hotel Emerald në Prishtinë, u zgjodhën edhe Komisioni i Arbitrazhit Sportiv (KAS) dhe Këshilli Mbikëqyrës.
Të dyja këto Komisione u votuan me aklamacion nga asambleistët.
Komisioni i Arbitrazhit Sportiv do të përbëhet nga: Eroll Salihu (futboll), Imer Beka (kikboks), Jeton Oruqi (pingpong), Korab Sejdiu (basketboll), Visar Alimehaj (volejboll), Ilir Krasniqi (peshëngritja), Fisnik Salihu (golf), Jehona Shyti (lundrim) dhe Armend Krasniqi (kërling).
Këshillin Mbikëqyrës do ta përbëjnë: Adrian Mazreku (atletikë), Besim Dema (kajakim), Enis Qaflleshi (taekwondo), Leart Hoxha (basketboll) dhe Nysret Haziri (bouling).