Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, u shprehën se në qendër të punës së tyre janë masat që ata po marrin për të zhvilluar një Olimpiadë të sigurt për të gjithë: për pjesëmarrësit dhe për vetë popullsinë.
“Ne nuk do të stresojmë askënd me procesin e vaksinimit, pasi ai nuk është i detyrueshëm. Gjithsesi, ne po bëjmë mjaft progress në këtë drejtim, për të bindur pjesëmarrësit që të vaksinohen në vendet e tyre”, tha Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
“Ne kemi marrë një mesazh pozitiv nga shumë vende, që do të vaksinojnë më herët sportistët e tyre. Kjo gjë do të ndodhë pasi këto vende të kenë përfunduar vaksinimin e personave më të rrezikuar, siç janë moshat e treta”, tha Bach.
Më tej, kreu i IOC, shtoi: “Ne duam t’u dërgojmë japonezëve një mesazh të qartë, se na intereson edhe siguria e tyre. Shtete si Lituania, Seriba, Izraeli e Singapori i kanë vaksinuar sportistët e tyre”.