Femra që ia theu hundën mashkullit, tani po vjen në kafaz kundër Adriana Vukoviçit!
Vitin e kaluar, Ana Maria Pal (27, 2-4) ia theu hundën një mashkulli me ballin e saj, në një moment të tërbimit pas disfatës në 'Survivor', dhe tani ajo po mbërrin në 'Armageddon' ku do të luftojë kundër kroates me potenciali të sportit MMA.
Adriana Vukoviç (22, 3-0) do të ketë një kundërshtare të fortë në ndeshjen e re!
Bëhet fjalë për rumunen Ana Maria Pal e cila filloi me sport në moshën 19 - vjeçare.
Ajo zhvilloi ndeshjen e saj të fundit në korrikun e kaluar në Brave CF kur humbi ndaj Malin Hermansson (5-3). Kjo femër e veçantë rumune u kujtua gjithashtu për lëvizjet e saj jashtë kafazit.