Ish karateisti i mirënjohur, Enver Idrizi, ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Populli im i dashur, unë nuk i takoj asnjë grupimi politik, por, do t’i lusja deputetët që sot të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu.
Le t’i tregojmë botës se me të vërtetë e duam shtetin tonë, Kosovën e pavarur.
Të lumtë na që po i jetojmë këto ditë, me gëzua pavarësinë e fituar me mund e sakrificë brezash.
Le ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç i ka hije, le të na ketë lakmi bota, sepse zonja Osmani-Sadriu e meriton dhe sigurisht se besoj se do të jetë presidente e vendit për pesë vitet e ardhshme.
Ju faleminderit!”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.