Enver Idrizi në Komitetin Olimpik të Kosovës

Sporti

Enver Idrizi në Komitetin Olimpik të Kosovës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:39
Enver Idrizi në Komitetin Olimpik të Kosovës

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim legjendën tonë të karatesë, ish-kampionin e dyfishtë evropian dhe medalist i argjendtë botëror (1993 dhe 1995) me Kroacinë, Enver Idrizi, biznesmenin e njohur shqiptar në Gjermani, Xhevdet Ajeti, si dhe pronarin e kompanisë sportive, Vlera Sport, Faton Paqarada.

Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe këshilla për të mirën e sportit.

Mysafirët përgëzuan presidentin për zgjedhjen në krye të KOK-ut, duke i uruar suksese dhe mbarësi në avancimin e sportit të Kosovës.

Ajeti me kompaninë e tij njihet për ndërtimin e stadiumit të Bayernit “Allianz Arena”, dhe shumë stadiume të niveleve tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat