Mundësi i Kombëtares së Kosovës, Egzon Shala, si gjithmonë synon të fitojë pastër.
“Unë luaj pastër, sepse dua të fitoj pastër”, - është mesazhi domethënës i fituesit të normës olimpike Tokio 2020, mundësit Egzon Shala??, në Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day”.
Shala dhe shumë sportistë tjerë të Kosovës, pa hezitim i janë bashkuar kampanjës digjitale të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), duke publikuar foto me mesazhe për lojë të pastër.
Pikërisht Egzoni kishte fituar normën olimpike, falë lojës së pastër të tij dhe shkeljes së rregullave të anti-dopingut nga njëri prej pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror “Astana 2019”.