Taekwondisti ynë, Arnis Agushi, shënoi një fitore në Kampionatin Evropian të seniorëve, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.
"Ai mposhti në raundin e parë, garuesin nga Shqipëria, Ardit Hakcani, kategoria -68 kilogramë.
Në luftën e dytë u mund nga kampioni i botës 2019, Bradley Sinden nga Britania e Madhe.
Iu urojmë fat dhe suksese garuesve tjerë, të cilët garojnë nesër dhe pasnesër", shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.