Në vazhdën e takimeve me drejtues të federatave, presidenti Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Taekwondosë së Kosovës (FTK).
Drejtuesit e FTK-së, të udhëhequr nga kryetari i ri, Bekim Govori, uruan presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut.
Të dyja palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës së Taekwondosë së Kosovës, për çka Krasniqi shprehu gatishmërinë për të mbështetur komunitetin e taekwondosë, por edhe të federatave tjera.
Ata biseduan për shumë gjëra në interes të këtij sporti.