Notarët e Kastriotit të Ferizajt zhvilluan përgatitjet në Shkup dhe trajneri i tyre Bashkim Haxhimusas u nda i kënaqur me atë çka ka pa.
“Në garën dy ditore të notit në Shkup, KN Kastrioti po tregon një përgatitje të mirë në këtë garë të fortë.
Po shkëlqejnë Edi Ilazi, Shkëmb Reçica dhe Eldar Muharremi të meshkujt.
Ndërsa tek vajzat Fjolla Rushiti, Alba Bytyçi dhe Danina Gashi e besojmë se do ti sjellim medaljet qytetit tonë këtë fundjavë”, ka shkruar Haxhimusa në profilin e tij në facebook.