Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, është i pikëlluar thellë me vdekjen e trajnerit të mirënjohur Hajrush Sinani.
“I nderuari z. Betim Vrenezi - kryetar i Federatës së Mundjes të Maqedonisë Veriore.
I nderuari z. Imer Kadriu - kryetar i Klubit të Mundjes Liria - Shkup.
E nderuara familja Sinani.
Me pikëllim të thellë, e morëm lajmin për vdekjen e njërit prej themeluesve të klubit të mundjes Liria, trajnerit shumëvjeçar Hajrush Sinani.
Në emër te bordit te FMK-së i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve të tij, anëtarëve të klubit të mundjes Liria”, ka shkruar Muja.