Hajrush Sinani, trajner i mirënjohur shqiptar, ka ndërruar jetë në orët e sotme të mëngjesit.
Një ditë para se të vdes, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, e vizitoi Sinanin në shtëpinë e tij.
Në fotografi shihet Hajrush Sinani, i cili është në të majtë dhe Shaban Tërstena në të djathtë.
Kjo fotografi u postua dje nga Tërstena, kampioni olimpik i vitit 1984 dhe nënkampioni olimpik 1988.
Ikja në amshim e Sinanit është një humbje e madhe për tërë komunitetin e mundjes dhe sportin në përgjithësi shqiptar.
Ai vuante nga kanceri dhe nuk ia doli ta fitoi këtë betejë.