Viti 2016 pikërisht me 21 prill, datë që gjithmonë do të kujtohet, Majlinda Kelmendi u bë kampione e Evropës në kategorinë - 52 kg në Kazan të Rusisë.
Sot pesë vite, Flamuri i Kosovës u ngrit në Kazan të Rusisë dhe me leje të autoriteteve ruse, kryekëput të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Garda ruse nderoi Flamurin dhe Himnin e Kosovës, që kishte shkaktuar rrëmujë brenda rusëve dhe tërmet në Serbi në atëkohë.
Majlinda Kelmendi, 21 prill 2016
“Sot, 5 vjet më parë, ushtria ruse nderoi Flamurin dhe himnin e Kosovës, falë Majlinda Kelmendit, e cila u bë kampione e Evropës për herë të dytë”, ka shkruar në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.