Ky fëmijë që shihet në fotografi, sot është goxha i vyeshëm, dikur ish futbollist dhe ish notar.
Sot është kryetar i Federatës së Notit të Kosovës. Është Astrit Haliti!
Ai me 20 mars të këtij viti u zgjodh kryetar i federatës në një kuvend shumë të nxehtë në Prishtinë apo më rrëmujë, kritika e akuza, deri të përplasja mes kuvendarëve.
Haliti kishte fituar shumë ngushtë, me rezultat 17:15 ndaj kundërkandidatit të tij, Trim Zeqiri.
Astrit Haliti
Një kuvend që ishte ndërprerë, për të vazhduar me 20 mars.
Gati sa kishte plasur sherri i madh apo grushtet, sepse kishte mospajtime të thella, pasi që 15 nga 32 kuvendarë gjithsej nuk e doni Halitin.
Në kutinë e votimeve Haliti doli triumfues dhe mori mandatin për katër vite, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.
Astrit Haliti, një vjeç
Në foto që shihet është si fëmijë njëvjeçar dhe mjaft romantik apo i njohur si simpatiku i Orllanit, ndërsa ëndërr e ka pasur gjithmonë sportin por jo edhe kryetarllëkun, por me kalimin e kohës ai piqet dhe arriti në krye të një institucioni, duke iu falënderuar votës së kuvendarëve.