Ish pingpongisti Ylli Maloku është emëruar drejtor i ri i Kombëtares së Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur Federata e Pingpongut të Kosovës.
“Ylli Maloku është zgjedhur mbrëmë nga Bordi Ekzekutiv Drejtor i Përfaqësueses së Kosovës.
I dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re z.Ylli Maloku”, njofton federata.