Ish nënkampioni Botëror në Peshëngritje, Ilirjan Suli, ka shprehur mllefin e tij rreth çështjes së trajtimit të sportistëve në Shqipëri.
Në një intervistë të dhënë për “RealNews” ai u shpreh i dëshpëruar dhe i mbushur me mllef me jetën dhe kushtet në Shqipëri.
“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish nënkampion i Botës në shtangë.
Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, vetëm kjo ka ngelur” përfundoi ish nën-kampioni në peshëngritje.
Ilirjan Suli përfaqësoi shtetin Shqiptar në Lojërat Olimpike 1996 edhe 2000. Suli arriti që të fitojë një medalje të bronztë në Kampionatin Evropian në vitin 2000.