I forti i Kosovës, Bujar Muli, që njihet për ngritjen e peshave të rënda, nuk merret me gojëkëqija, por qëllimi i tij është që të thyejë rekorde të reja në sporte ekstreme.
Ai u bë i famshëm kur ndali me dy duart e tij makinën pavarësisht se sa i jepte gaz ngasësi apo kur ngriti me shpinë traktorin.
“Dikush me pyeti: Pse nuk i dëgjon të tjerët kur flasin keq për ty?
Unë iu përgjigja: Po t’i kisha dëgjuar qentë nuk do të isha luan sot”, ka shkruar Muli në profilin e tij në facebook.