Shevaljeviç flet për sfidën e mbrëmshme në Prishtinë kundër Kosovës

Sporti

Shevaljeviç flet për sfidën e mbrëmshme në Prishtinë kundër Kosovës

Nga: K.Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:58
Shevaljeviç flet për sfidën e mbrëmshme në Prishtinë kundër Kosovës

Hendbollisti i Kombëtares së Malit të Zi, Vasko Shevaljeviç udhëhoqi Malin e Zi drejt triumfit në Prishtinë, me rezultat 27:22 (13:10) ndaj Kosovës, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 8-të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

"Ne e dinim se do të ishte e vështirë sepse Kosova është në formë të mirë, gjë që ata e treguan kundër Rumanisë, nga e cila morën tre pikë. 

Ishin të vështirë të 60 minutat, në hendboll askush nuk mund të fitojë lehtë nëse nuk jepet maksimumi. 

Ne e kemi përmbushur qëllimin, na presin edhe dy ndeshje në këtë mini Kampionat Evropian dhe besoj te djemtë dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian”, tha Shevaljeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat